"Me çlirimtarët!", slogani i Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në Debat Plus të ‘RTV Dukagjini’ ka prezantuar për herë të parë sloganin e partisë së tij.

‘Me çlirimtarët!’ quhet slogani me të cilin partia e tij do të garojë në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Në këtë emision Limaj iu përgjigj zyrtartit të PDK-së, Abelard Tahirit, në lidhje me deklaratat e tij se ‘Limajt iu ka zvogëluar tereni’.

Fatmir Limaj tha se këto deklarata të Tahirit nuk janë për të, por ‘për ata brenda PDK-së’ dhe kjo, sipas tij, është distancim.