Me çfarë notash u vlerësua stafi i Gjinekologjisë për punën e bërë më 2021?

Çdo fillimvit stafi shëndetësor vlerësohet për punën e bërë gjatë vitit të kaluar.

Një vlerësim i tillë është bërë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, të udhëhequr nga Jakup Ismajli.

Drejtori tregon se asnjë nga stafi shëndetësor nuk është vlerësuar me notën njësh, duke u arsyetuar se të gjithë punëtorët shëndetësorë i janë përgjigjur thirrjes së tij për punë gjatë kohës së pandemisë.

“Me 1-sha nuk e kam vlerësu asnjë duke pasur parasysh që më janë përgjigjur të gjithë”, thotë ai përderisa thekson se shumë pak punëtorë janë vlerësuar me notën pesë ndërsa në mesin e tyre ka të vlerësuar me notën tre dhe katër.

Inspektorati Sanitar vitin e kaluar pati gjetur disa parregullsi në këtë Klinikë.

“Ka pasur vërejtje për përdorimin e maskave, kanë parë te personeli bartje të unazave, ngjyrosjen e thonjve, përdorimin e kapelave”, tha Ismajli në emisionin “Kallxo Përnime”.

Doktori tha se i kanë adresuar të gjitha këto vërejtje.