Me Burim Berishën LDK synon ta mbajë pushtetin edhe më tej në Fushë-Kosovë

Burim Berisha, kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, ka marrë besimin e Kryesisë së LDK-së për të garuar edhe për një mandat në këtë komunë.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar tetë kandidatë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale që priten të mbahen në vjeshtë.

Ky subjekt politik, shumicën e kandidatëve për kryetar komune i ka rikandiduar kryetarët aktualë.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.