Me armën e policit që plagosi dy qytetarët në Dragash ishte plagosur edhe gruaja e tij

Një zyrtar policor po dyshohet se orët e mbrëmjes së sotme ka plagosur dy persona me armë zyrtare.

Policia e Rajonit të Prizrenit konfirmoi rastin duke thënë se polici dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me dy personat i kishte plagosur këta të fundit.

KALLXO.com mëson se e njëjta armë e cila u përdor sot në plagosje kishte qenë edhe më herët e përfshirë në një rast penal.

Kjo pasi që siç mëson KALLXO.com në periudhën para vitit 2010 ishte regjistruar një rast, ku bashkëshortja e zyrtarit policor ishte plagosur me armën e burrit të saj.

Tutje burime të KALLXO.com brenda policisë kanë bërë të ditur se rasti ishte iniciuar se gruaja aksidentalisht kishte plagosur veten me të njëjtën armë. Sipas burimeve rasi ka ndodhur më 15 dhjetor 2008 ndërsa rasti ishte cilësuar si tentim vetëvrasje me armë zyrtare.

Rasti më pas ishte dërguar me raport të veçantë në prokurori.

KALLXO.com raportoi për plagosjen.

Plagosja në Dragash, shoqërohen në Polici një polic dhe një qytetar