Me 9 tetor 2022 hidhet shorti për Kampionatin Evropian 2024

Shorti për Kampionatin evropian të vitit 2024, pritet të hidhet me datën 9 tetor të vitit 2022.

Ndërsa datat kur pritet të mbahet evropiani janë 14 qershor deri me 14 korrik.

Numri i ekipeve pjesëmarrëse në këtë kampionat është 24 ndërsa këto 24 skuadra do të zhvillojnë duelet në mes tyre në 10 qytete të ndryshme të Gjermanisë.

Megjithatë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, fillimisht duhet të mbahen kualifikimet ku numri i kombëtarëve pjesëmarrëse është 54.

Ceremonia e hedhjes së shortit do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë.

Kampion aktual i Evropës është Italia pasi mposhti në finale Anglinë pas ekzekutimit të penaltive në finale e ‘’EURO 2020’’.