Ilustrim

Më 9 dhe 13 maj do të realizohen 4 fluturime nga Kosova në drejtim të Gjermanisë dhe Zvicrës

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar që në ditët e ardhshme do të realizohen 4 fluturime nga Kosova në drejtim të Gjermanisë dhe Zvicrës.

Sipas njoftimit të Aeroportit, më 9 maj do të realizohen dy fluturime, njëri nga Prishtina në Dusseldorf, nga ora 13:55 kurse tjetri nga Prishtina në Basel, nga ora 14:50.

Dy fluturime të tjera nga Prishtina do të realizohen më 13 maj. Njëri fluturim do të ketë destinacion Dusseldorfin dhe do të niset në orën 09:15 kurse fluturimi tjetër do të niset nga Prishtina në orën 09:55 dhe si destinacion do ta ketë Stuttgartin.

“Për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet. Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare”, thuhet në njoftimin e Aeroportit të Prishtinës.