Më 4 qershor seanca për formimin e Komisionit Hetimor për menaxhimin e pandemisë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që më 4 qershor të mbahet seanca e rregullt në të cilën do të shqyrtohet për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19”.

“Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme diskutoi edhe njëherë për mbajtjen e seancës së rregullt më 4 qershor, në të cilën, ndër të tjera, do të shqyrtohet edhe propozimi i deputetes Eliza Hoxha, mbështetur edhe nga 21 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Poashtu në këtë mbledhje kryesia ka vendosur që seanca për votimin e qeverisë Hoti të mbahet nesër në ora 11:00.

Më 5 maj Partia Demokratike e Kosovës përmes një konferencë për media ka kërkuar krijimin e një komisionit hetimor parlamentar që do të hetonte rastin e vdekjes së 26 vjeçarit A.M. në qendrën e studentëve, që është shndërruar në karantinë nga ana e institucioneve vendore si dhe veprimet që ka marrë ekzekutivi për pandeminë menaxhimin e pandemisë COVID-19.

PDK kërkon krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për vdekjen e 26 vjeçarit