Komuna e Malisheves. Malisheve. 28.05.15 Photo: Atdhe Mulla

Më 31 maj mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Malishevës

Komuna e Malishevës ka njoftuar se mbledhja e Kuvendit Komunal për këtë muaj do të mbahet të hënën më 31 maj në ora 10:00.

Mbledhja, sipas njoftimit do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës dhe në këtë mbledhje janë mbi 10 pika të rendit të ditës, përfshirë raportet vjetore të drejtorive komunale dhe çështjetë tjera.

Ky është rendi i ditës i plotë:

  1. Formimi i Këshillit Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit 2021, Ditës së Çlirimit dhe të

Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/348 datë: 19.04.2021 të parashtruar nga Drejtoria për Buxhet

dhe Financa, për bartjen e të hyrave vetanake  nga viti 2019-2020 në vitin fiskal 2021.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/178 datë: 14.04.2021 të parashtruar nga Drejtoria për Gjeodezi,

Kadastër dhe Shërbim Pronësoro-Juridik, për rregullimin e parcelave brenda oborreve të shkollave.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/196 datë:21.04.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës, sipas

kërkesës nr.02/56 datë: 06.04.2021 të parashtruar nga kryesia e lagjes së Tupanëve nga fshati Drenoc.

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/ 197 datë: 21.04.2021 të parashtruar nga Kryetari i Komunës,

sipas kërkesës nr.02/103 datë: 16.03.2021 të parashtruar nga përfaqësuesit e Lagjes Hazrolli nga

fshati Banjë.

  1. Shqyrtimi i Raportit i të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën Janar-Dhjetor 2020.
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për vitin 2020.
  3. Shqyrtimi i Raportit të punës të Drejtorisë për Urbanizëm për periudhën Janar-Dhjetor 2020.
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.12/82 datë: 06.05.2021 të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.02/167 datë: 08.04.2021 të parashtruar nga Klubi i futbollit të

femrave  “Shqiponja“ në Malishevë.

  1. Shqyrtimi i miratimi i Raportit të punës nr.02/237 datë: 17.05.2021 të Komisionit Komunal të

Aksionarëve për vitin 2020.

  1. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/242 datë: 20.05.2021 e parashtruar nga kryesia e fshatit Carrallukë.
  2. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/174 datë: 12.04.2021 e parashtruar nga zj. Marigona Bytyqi nga fshati

Turjakë.

  1. Shqyrtimi i kerkesës nr.02/25 datë: 28.01.2021 e parashtruar nga Këshilli i Bashkesisë Islame në

Malishevë.

  1. Të ndryshme.