Më 23 dhjetor mbahet spektakli muzikor për fëmijë, 'Një gjuhë, një komb të këndojmë së bashku'

Edicioni i tetë i spektaklit muzikor mbarëkombëtar për fëmijë “Një gjuhë, një komb të këndojmë së bashku” do të mbahet më 23 dhjetor 2019.

Ky spektakël organizohet nga Shkolla për Kitarë ‘Vihuela” dhe do të mbahet në Teatrin AAB “Faruk Begolli” të kolegjit AAB.

Naser Dula drejtori i shkollës “Vihuela”, ka thënë në një prononcim për Kallxo.com se edicioni i 8-të i spektaklit fëmijë “Një gjuhë, një komb të këndojmë së bashku”, do të mbahet më 23 të këtij muaji dhe do të mbledhë fëmijë nga trevat shqiptare.

“Qëllimi i spektaklit është më i bashku solistët e rinj nga të gjitha trevat shqiptare për të festuar se bashku festat e fundvitit në Prishtinë. Në këtë spektakël marrin pjesë solistët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Presheva, Bujanovci dhe Ulqini”, ka thënë Dula.