Foto: Ilustrim

Më 2017 falsifikoi një dokument dhe shiti objektin, tash arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka arritur që pas katër vitesh të arrestojë një person për falsifikim të një dokumenti.

Sipas Policisë më 21 gusht të vitit 2017, një person kishte falsifikuar një dokument dhe me të ka arritur të kryej shitjen e një objekti. Rasti ka ndodhur në Shtime.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.