Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Më 1 qershor, Prizreni hap çerdhen e parë publike

Më datën 1 qershor Komuna e Prizrenit do të përurojë çerdhen e pare publike në tërë komunën.

Kështu ka njoftuar kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas tij kjo çerdhe ka hapësirë mbi 1800 m2 dhe ka një ambient që do të ofrojë cilësi të lartë të arsimit.

“Një lajm i mrekullueshëm për fëmijët tanë dhe prindërit e tyre! Pas një pune të gjatë, mundim e angazhim, nga dita e hënë fillon të funksionojë çerdhja e parë publike në Prizren “11 Marsi”! Kjo çerdhe, me një ambient të standardeve më të avancuara për edukimin parashkollor, në një hapësirë prej mbi 1800 m2, oborrin e kopshtin e saj, ofron cilësi të lartë të arsimit, siguri të plotë dhe ambient nxitës për lojë dhe edukim. Ceremonia e përurimit të çerdhes do të mbahet më 1 qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve!”, ka shkruar Haskuka në Facebook.