
Foto: Reuters/BBC
McGregor mposhtet me nokaut
Ish-kampioni botëror, Conor McGregor humbi me nokaut në kthimin e tij në UFC ndërsa Dustin Poirier fitoi në revansh.
McGregor u kthye nga pensioni për herë të tretë për t’u përballur me 32-vjeçarin Poirier në “Fight Island” të Abu Dhabi.
Dhe megjithëse irlandezi kaloi rundin e parë, Poirier lëshoi vulosi një nokaut teknik në rundin e dytë, shkruan BBC.
Poirier pranoi se McGregor kishte fituar ndeshjen para se të shkelnin në tetëkëndësh për përplasjen e tyre të parë, në shtator të vitit 2014, kur amerikani u ndal brenda 106 sekondave.
McGregor u bë kampioni i parë i UFC në dy pesha njëkohësisht para se të përballej me Floyd Mayweather në një nga ndeshjet më të pasura në historinë e boksit në vitin 2017.
Poirier iu desh gradualisht të kthehej në garën për titull dhe tani është kampion i përkohshëm në pesha të lehta, duke humbur vetëm dy nga 13 luftimet e tij që nga ajo kohë.
Megjithatë, McGregor ka qenë relativisht joaktiv. Që kur humbi ndaj Khabib Nurmagomedov në 2018, ai kishte vetëm 40 sekonda në tetëkëndësh – duke mundur Donald ‘Cowboy’ Cerrone në janarin e kaluar.