McDonald's mbyll të gjitha restorantet në Rusi

Kompania amerikane, McDonald’s, ka njoftuar se do të mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do të ndalë të gjitha operacionet në Rusi.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë, është shumë i famshëm në Rusi me gati 850 dyqane dhe 62,000 punëtorë.

Kjo kompani është përballur me kritika pse nuk ka ndjekur shembullin e disa zinxhirëve që ofrojnë shërbime të ngjashme, të cilët kanë mbyllur pikat e tyre, pas pushtimit rus në Ukrainë.

Shefi i McDonald’s, Chris Kempczinski, ka thënë përmes një deklarate se konflikti “ka shkaktuar dhimbje të papërshkrueshme për njerëzit e pafajshëm” dhe “ne do t’i bashkohemi botës për të dënuar agresionin dhe dhunën, duke u lutur për paqe”./REL