Mbytet në pishinë një fëmijë në Likoshan të Drenasit

Një fëmijë i moshës rreth 1-vjeçare është mbytur në një pishinë në fshatin Likoshan të Drenasit.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ismet Bogiqi, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas.

“Po, ka ndodhur rasti. Rasti tani është në Mjekësi Ligjore. Nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja. Ekipi mjekësor ka shkuar, por viktima ka qenë pa shenja jete”, ka thënë dr. Bogiqi.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 18:00.