(Ilustrim) Foto: Naser Sertolli / KALLXO.com

Mbytet aksidentalisht në det në Golem një i moshuar nga Kosova

Një person rreth 80-vjeçar, banues në Kosovë, është mbytur aksidentalisht në det, në zonën e Golemit.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Shqipërisë, Genti Mullai.

Ngjarja, sipas tij, ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi R.O., rreth 80 vjeç, banues në Kosovë” – ka thënë Mullai.

Ai tutje ka shtuar se grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.