Mbytet 7-vjeçarja në lumin Buna në Shkodër

Një vajzë 7-vjeçare me inicialet Z.L është mbytur ditën e sotme në ujërat e lumit Buna, raporton Oranews.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Oblike të njësisë administrative Ana e Malit.

Mësohet se 7-vjeçarja po lahej me familjarët e saj dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.

Policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, ku në pyetje po merren familjarët.