Ilustrim

Mbyllet tregu i automjeteve në Prishtinë për shkak të mosrespektimit të masave kundër COVID-19

Policia e Kosovës e ka mbyllur sot tregun e automjeteve në Prishtinë për shkak se nuk janë respektuar masat kundër COVID-19.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për KALLXO.com se informacioni për aktivitete në kundërshtim me masat gjatë pandemisë është marrë sot në mëngjes.

“Sot më 11.10.2020, rreth orës 09:05, Policia ka pranuar një informatë se në zonën industriale (tregu i automjeteve) janë duke u zhvilluar aktivitete në kundërshtim me vendimet dhe masat gjatë pandemisë”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se njësitet policore menjëherë kanë dalë në këtë lokacion.

Po ashtu, është njoftuar edhe inspektorati kompetent për veprime të mëtejme.