Mbyllet sot në Gjilan ‘Flaka e Janarit 2020’

Me mbajtjen e orës letrare “Pena e flakës” dhe Festivalin e muzikës popullore “Fest flaka” mbyllet sot në Gjilan edicioni i 29-të i Manifestimit shumëkulturorë mbarëkombëtar ,“Flaka e Janarit 2020”.

Ora e madhe letrare “Pena e flakës 2020” do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit të Gjilanit, në ora 16:00, me ç’rast do të ndahen edhe çmimet e orës. Kurse “Fest flaka 2020” mbahet duke filluar nga ora 17:00 në teatrin e qytetit, po në Gjilan.

Drejtoria për Kulturë e Komunës së Gjilanit, ka bërë të ditur përmes një njoftimi Facebook, se sot përmbyllen të gjitha aktivitet kulturore të edicionit të 29-të Flakës.

Edicioni i 29-të i Manifestimit shumëkulturorë mbarëkombëtar, “Flaka e Janarit 2020” ka nisur më 11 janar 2020 në Gjilan.

Gjatë këtij edicion të Flakës janë mbajtur një sërë aktiktivitete kulturore artistike, si akademi në ndër të heronjve gjilanas, shfaqje teatrale, tryeza, muzikë, etj.

Manifestimi “Flaka e Janarit” organizohet nga Komuna e Gjilanit e cila për këtë edicion ka ndarë një buxhet prej 70,020.00 eurove.