Ilustrim - Shkolla Fillore, "Xhemajl Mustafa", Prishtinë, Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Mbyllet shkolla "Xhemajl Mustafa" në Prishtinë, mësimdhënës e nxënës rezultojnë pozitivë me COVID-19

Është mbyllur shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Xhemail Mustafa” në kryeqytet, pasi që disa mësimdhënës dhe nxënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, e cila ka thënë se janë 4 mësimdhënës dhe 13 nxënës që kanë rezultuar pozitivë.

“Të premten janë testuar mësimdhënësit dhe një klasë që kanë qenë një nxënës pozitiv dhe në fakt kanë rezultuar 4 mësimdhënës pozitivë dhe janë 13 nxënës pozitivë, vetëm në një klasë janë 9 nënës pozitivë. Për këtë arsye instituti ka dhënë rekomandimet dhe MSH e ka marrë vendim të shtunën që të mbyllet institucioni”, tha ajo.

Tutje drejtoresha e Arsimit njoftoi se mësimi në këtë shkollë do të mbahet online për dy javë.

“Për dy javë do të mbahet mësim online, në fund të dyjavorit ritestohen edhe një herë dhe në rast se janë negativë atëherë hapet shkolla”, theksoi ajo.