Mbyllet shkolla "Gjon Serreçi" në Ferizaj, 6 mësimdhënës të infektuar me COVID-19

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj ka njoftuar se që nga nesër do të kalojë në skenarin C të mësimit, pasi gjashtë mësimdhënës janë infektuar me COVID—19.

Përmes një postimi në Facebook, shkolla ka bërë të ditur se mësimi online do të zhvillohet për dy javë.

“Për shkak se një numër i konsiderueshëm i arsimtarëve (6 arsimtarë) rezultuan pozitivë në COVID-19 Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës rekomandojnë që mësimi në shkollën “Gjon Serreçi” të kalojë në SKENARIN C, pra  ONLINE. Në periudhën dyjavore 18.11.2020 – 1.12.2020 mësimi për të gjitha klasët zhvillohet në distancë RTK+e-mësimi”, thuhet në postim.

Sot gjatë ditës si shkak i rasteve me COVID-19 është mbyllur edhe shkolla, ” Abdullah Krashnica-Presheva” në fshatin Koretinë të Kamenicës.