Mbyllet përkohësisht çerdhja publike në Vushtrri për shkak të COVID-19

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se Shtabi Komunal ka ndërprerë përkohsisht punën në çerdhen “Foleja” pas shtimit të rasteve me Covid-19 në këtë komunë.

Sipas njoftimit të bërë, drejtoria e arsimit në ëtë komunë, pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, është vendosur që përkohsisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri.

Vendimi ka filluar të zbatohet nga dita e sotme, dhe sipas komunës ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim tjetër.

“njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Komuna poashtu ka bërë të ditur se deri më tani nuk është asnjë i infektuar as nga fëmijët e as na stafi që kanë qenë present këto ditë në çerdhe, por ky vendim është marrë me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.

Komuna e Vushtrrisë vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Vetëm dje në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së janë konfirmuar edhe 15 raste të reja.

Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

Është tepër vështirë të luftohet një virus të padukshëm, kur brenda familjes s’ka kujdes dhe nga një i infektuar bëhen 9, 20 e 30 raste. Çdo masë e kemi marrë e do ta marrim për të mbrojtur shëndetin, por nëse nuk na ndihmoni e nuk ruhemi secili, kjo është e pamundur”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

​Nga 15 raste të reja në Vushtrri, 9 anëtarë të një familjeje