Takimi i Komisionit me ambasadorin gjerman Jorn Rohde, më 12 nëntor 2021, Foto: KALLXO.com

Mbyllet për media takimi i Komisionit parlamentar me ambasadorin gjerman në lidhje me vizat

I mbyllur për media do të mbahet takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave.

Kështu njoftoi kryetari i këtij Komisioni, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi.

“Ne do e mbajmë takimin e mbyllur me ambasadorin gjerman i cili do të zgjas rreth një orë”, tha Abazi.

Takimi me ambasadorin është thirrur për sot në orën 11:00.

KALLXO.com do të ju informojë rreth këtij takimi.