Mbyllet për media raportimi i ministrit të Mbrojtjes

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raportimi i ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po vazhdon i mbyllur për media.

Kështu deklaroi kryetari i Komisionit, deputeti Bekë Berisha (AAK), pasi kjo ishte kërkesë e ministrit Mehaj që për disa çështje të raportonte pa praninë e mediave.

“Kërkesë e juaja ishte edhe mbyllja e seancës, normalisht që pyetjet tona do të jenë direkte dhe kemi plot pyetje.   Neni 65 dispozita për Komisionin: Mbledhjet e Komisionit të Kuvendit në parim janë të hapura përveç në rastet kur një Komision diskuton çështje konfidenciale të sigurisë së Kosovës, kështu që seanca mbyllet për media, normalisht edhe për gazetarë, për të gjithë”, tha Berisha.

Paraprakisht kur ministri foli për blerjen e pajisjeve ushtarake të FSK-së, tha se për disa të tilla nuk mund të flas publikisht.

“Në total për tetë muaj vlera e pajisjeve të blera është 32 milion euro. Autoblinda lloje armatimi snajperë, dron dhe pajisje tjera që s’mundem m’i përmend në seancë të hapur për publikun…”, theksoi Mehaj.