FOTO- Ilustrim

Mbyllet një shkollë në Kamenicë, 6 mësues dhe një punëtor teknik pozitivë me COVID-19

Shkolla fillore “Abdullah Krashnica-Presheva” në fshatin Koretinë të Kamenicës është mbyllur pasi gjashtë mësimdhëmës dhe një puntorë teknik janë infetkuar me COVID-19.

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se mësimi do të kaloj në skenarin C, meqë rast do të realizohet në mënyrë,” online”.

Njoftim i plotë i Komunës:

Për shkak të rasteve me COVID-19, mbyllet shkolla “Abdullah Krashnica-Presheva në fshatin Koretin
Shkolla fillore në Koretin “Abdullah Krashnica-Presheva” me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë është mbyllur, për arsye se gjashtë (6) mësimdhënës dhe një (1) punëtor teknik kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Kjo shkollë do të vazhdojë mësimin sipas Skenarit C, pra mësimi do të realizohet online .