Veternik, Prishtinë

Mbyllet një shirit i rrugës nga Mitrovica në Prishtinë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka hedhur kripë në rrugët e regjionit të Prishtinës pas uljes së temperaturave nën zero. Kjo ministri ka shtuar se kjo është bërë për të siguruar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Sipas raportit për gjendjen e rrugëve, është bërë mbyllja e autostradës A7 si dhe njërit shirit përkatësisht rruga nacionale në drejtim të Prishtinës nga Mitrovica.

“Automjetet të cilat vijnë nga Auto-udha A7 për të vazhduar në drejtim të Prishtinës duhet të vazhdojnë në drejtim të fshatit Mazgit, më saktë në segmentin rrugor Prishtinë – Mitrovicë dhe të shfrytëzohet rreth rrotullimi në fshatin Mazgit (rreth rrotullimi që gjendet në afërsi të tyrbes së Sulltan Muratit) dhe më pas të vazhdojnë në drejtim të Prishtinës”, thuhet në raport.