Ilustrim

Mbyllet një çerdhe në Fushë Kosovë, disa punëtorë rezultojnë me COVID-19

Komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar për mbylljen e përkohshme të çerdhes publike “Gëzimi Ynë”, pasi një pjesë e stafit rezultuan pozitivë më virusin COVID-19.

“Njoftim për mbyllje të përkohshme të Çerdhes Publike në Fushë-Kosovë nga data 11.09.2020.

“Njoftojmë prindërit që i kanë fëmijët e tyre në Çerdhen Publike në Fushë-Kosovë se ky Institucion do të mbyllet përkohësisht derisa të krijohen rrethana të reja të favorshme pune. Sot, pas testimit të stafit punonjës të IP “Gëzimi Ynë”, disa punëtorë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19,” thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna tutje thekson se për shkak të procedrurave zëvendësimi i këtyre punonjësve është i pamundur.