Mbyllet lokali në Qendrën Zejtare në Suharekë për mosrespektim të masave anti-COVID

Një lokal në Qendrën Zejtare në Suharekë është mbyllur mbrëmë nga inspektorët sanitarë në Prizren.

Policia në rajonin e Prizrenit ka njoftuar se lokali është mbyllur dhe të njëjti i kanë shqiptuar gjobë për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për masat anti-COVID, pasi që lokali në fjalë është mbajtur i hapur përtej kohës së paraparë.

Policia ka bërë të ditur se në po të njëjtin lokal, në ditën e njëjtë rreth orës 4 të mëngjesit është iniciuar rasti lëndim trupor.

“Lokali është mbyllur për 72 orë nga Inspektorë Sanitar. Inspektorët Sanitar janë asistuar nga patrullat e Policisë nga stacioni policor në Suharekë”, thuhet në njoftim.