Klasa mësimore, ilustrim

Mbyllet grupi ku përgatitej për kopjim në Testin e arritshmërisë

 

Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta sot i janë nënshtruar fazës së dytë të Testit të Arritshmërisë.

Por, edhe në këtë fazë sikurse në fazën e parë pyetjet e këtij testi janë publikuar në rrjetet sociale.

Një nga grupet që u hap me qëllim që të ndihmohen nxënësit i nënshtrohet sot Testit të Arritshmërisë, është mbyllur.

Arsyeja e mbylljes së grupit, sipas njërit prej adminëve është sepse bisedat janë shpërndara në gazeta dhe media.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së nxënësit kanë publikuar pyetjet e këtij testi në një grup në ‘Facebook’ që është formuar, por edhe kanë krijuar grupe të veçanta në ‘Viber’ të ndara me grupet e testeve, që janë private.

Në grupin në ‘Facebook’ janë rreth 4 mijë anëtarë, kurse në grupin në ‘Viber’ rreth 2 mijë.

Pyetjet e testeve janë nga Matematika, Informatika, Shkencat Natyrore, Fizika dhe Kimia.

Përsëri publikohen pyetjet e Testit të Arritshmërisë në rrjete sociale