Pamje nga Festivali i Cannes. Foto: Facebook/ Festival de Cannes

Mbyllet festivali i filmit në Kanë, "Titane" fiton "Palmën e Artë"

Filmi “Titane” i regjisores franceze Julia Ducournau ka fituar “Palmën e Artë”, çmimin kryesor të festivalit të filmit në Kanë, që u mbyll sot. 

Çmimi i dytë i festivalit iu nda filmave: “Një hero” të Asghar Farhadi dhe “Ndarja nr. 6” e Juho Kusomanen. 

Çmimi i jurisë iu dha filmit “Memoria” të regjisori Thai Apichatpong Weerasethakul dhe filmit “Ahed’s Knee” nga Nadav Lapid. 

Çmimi për regjisorin më të mirë i shkoi francezit Leos Carax për filmin “Annette”, 

Skenari më i mirë iu dha Ryusuke Hamaguchi për filmin “Drive My Car”, 

Çmimi aktori më i mirë shkoi te Caleb Landry Jones për “Nitram”, ndërsa çmimin për aktoren më të mirë e mori Renate Reinsve për “Personi më i keq në botë”. 

Ndërsa, filmi “Murina” i Antoneta Alamat Kusijanovic fitoi çmimin “Kamera e artë”, kurse Marco Bellocchio iu nda “Palma e artë e nderit”.  

Në këtë edicion të këtij festivali, që u mbajt nga 6 deri 17 korrik 2021, ishin edhe dy filma nga Kosova. 

Filmi “Pa vend” i Saimir Karahodës, që garoi për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmit të shkurtër, dhe filmi “Luaneshat e Kodrës” nga Luana Bajrami që u shfaq në kuadër të programit “Directors’ Fortnight” të këtij festivali.