FemArt

Mbyllet festivali ‘FemArt 2020’ 

Me shfaqjen e dramës “Zgjimi i pranverës”, dje në mbrëmje (20.10.2020) në Teatrin Kombëtar është mbyllur edicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste, “FemArt”. 

Edicioni i sivjetmë i këtij festivali, i cili organizohet nga Qendra Artpolis solli për publikun aktivitete të shumta të cilat pasqyronin punës krijuese të garave artiste. 

Moto e festivalit këtë vit ishte “Solidaritet dhe Qëndrueshmëri”, me synim solidaritetin si parim të mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. 

Zana Hoxha. Foto: Facebook/Zana Hoxha

Zana Hoxha, drejtoreshë e “FemArt” ka thënë për KALLXO.com se këtë vit ky festival u zhvillua pak më ndryshe, me më shumë sfida.

“Ndryshimi ishte se këtë vit kishim më pak aktivitete në krahasim me vitet e kaluara, 24 nga 40. Me një pjesëmarrje më të madhe të artisteve/ëve dhe aktivisteve/ëve kosovarë e shumë pak nga rajoni. Gjithashtu, duke qenë se audienca ka qenë vetëm 40% e kapacitetit të lokacionit ku janë mbajte aktivitetet, ne i kemi transmetuar performancat në Facebook në kohën e ngjarjes, që t’i japim mundësi publikut ta shijojë ngjarjen, për ata që nuk kanë mund të jenë pjesë e publikut live”, ka thënë Hoxha.  

Ekspozita “Akti i mbrëmjes”. Foto: Isa Vatovci

“Duhet veçuar që sivjet ‘FemArt’ ishte nikoqire e 4 premierave, shfaqje dhe performanca me produksion të Artpolis, ku janë prezantuar krijimet origjinale të artisteve/ëve kosovarë”, shtoi Hoxha