Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Mbyllen nëntë pika të Postës së Serbisë që vepronin ilegalisht në Kosovë
05.8.2024 - 17:54
Nëntë objektet, ku vepronte Posta e Serbisë në veri të Kosovës janë mbyllur sot, më 05.08.2024.
Këto posta, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, vepronin në mënyrë ilegale në katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Lajmi për mbylljen e postave është konfirmuar për KALLXO.com nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicë Veriu, Veton Elshani.
Policia jep detaje për aksionin në veri, identifikohen nëntë lokacione të postave ilegale