Mbyllen katër lokale në Gjilan për mosrespektim të masave ndaj COVID-19

Katër lokale në komunën e Gjilanit, prej të cilave tri në fshatin Shillovë janë mbyllur, pasi nuk kanë respektuar masat për parandalimin e COVID-19.

Komuna e Gjilanit përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se përpos mbylljes të katër lokaleve, janë ndaluar pesë inspektorë komunalë dhe tre pronarë lokalesh të cilët më pas janë liruar.

Sipas të dhënave nga komuna e Gjilanit gjendja e përgjithshme e COVID-19 në këtë qytet është: 702 të infektuar, 499 të shëruar, 175 raste aktive, 44 të hospitalizuar, 28 të vdekur, dhe po priten rezultatet e 41 mostrave.

Me vendim të Qeverisë, obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (duke përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maska, obligimin për ta respektuar distancën etj.) në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.