Parlamenti Evropian. Foto: Wikimedia.

Mbushen 32 vjet nga rezoluta e parë e Parlamenti Evropian për Kosovën

Më 12 prill 1989 Parlamenti Evropian aprovoi rezolutën e parë për Kosovën, përmes së cilës bëhej e qartë sjellja agresive dhe sulmi ndaj institucioneve kosovare të Kosovës nga organet e ish-Federatës Jugosllave dhe nga ato të Serbisë.

Studiuesi Reshat Sahita, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar për rezolutën, duke potencuar rëndësinë e saja rezolute dhe impaktin që pati ajo në zhvillimet e atyre ngjarjeve në Kosovë dhe më gjerë.

Përmes këtij postimi ai ka kritikuar institucionet kosovare të cilat nuk e kujtojnë miratimin e kësaj, siç ka thënë ai, rezolute historike në favor të Kosovë.

“32 vite më parë, më 12 prill 1989, parlamenti Evropian aprovoi rezolutën e parë historike në favor të Kosovë. Parlamenti Evropian dërgon Doris Pack-un dhe 25 eurodeputetë në Kosovë për herë te parë në historinë e Kosovës për te verifikuar gjendjen e popullit shqiptar”, ka shkruar ai në Facebook.