Mbulohet murali te rrethi i Fushë-Kosovës, reagon Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ashpër rreth mbulimit të muralit i cili ndodhej në rrethin e Fushë Kosovës, saktësisht në hyrje të Prishtinës.

Ahmeti ka kërkuar që ndihmë nga qytetarët që të identifikojnë që e ka kryer këtë akt e që duhet të dënohet.

“Murale të tilla që po i shtojmë çdo vit dhe po na e zbukurojnë qytetin çdo vit. Artistë nga e gjithë bota na ndihmojnë”, ka shkruar ai në rrjetin social ‘Facebook’.

“Kjo na ka ndodh edhe në rrugën B por reagimi qytetar ka zbraps çdo kompani/qytetar që ka tentu me ndërmarr vendime të tilla të turpshme”, vijon njoftimi.