Flamuri i Suedisë, Foto: Pixabay

Mbreti i Suedisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R, i ka dërguar një mesazh urimi Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke shprehur urimet e tij më të sinqerta për këtë ditë të rëndësishme për popullin e Kosovës.

Në mesazhin e tij, Mbreti Carl Gustaf R, ka uruar Presidenten Osmani për prosperitetin dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Osmani, ka pranuar letër urimi nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald  Trump, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Trump ka përgëzuar popullin e Kosovës për rrugëtimin drejt pavarësisë, duke vënë në pah qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që e kanë shoqëruar këtë proces.

Edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten Vjosa Osmani, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

Osmani ka pranuar urime edhe nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.