Mbretëria e Bashkuar zhvendos 117 afganë nga Kosova

117 afganë të lidhur me NATO-n kanë shkuar nga Kosova drejtë Mbretërisë së Bashkuar pas evakuimit nga Afganistani.

Rreth 2 mijë ish kontraktorë të NATO-s dhe familjet e tyre janë evakuuar në total në Kosovë.

Mbretëria e Bashkuar përmes një komunikate ka bërë të ditur se, mbi 800 të evakuuar nga Afganistani janë vendosur në strehim të përkohshëm që është siguruar nga qeveria e Kosovës.

Sipas tyre, Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar nën komandën e NATO-s të vendosur në Kosovë po mbikëqyrin operacionin për strehimin dhe zhvendosjen e tyre.

Mbretëria e Bashkuar është shprehur krenare që po luan rolin e saj dhe është anëtarja e NATO-s që siguron zgjidhje të shpejtë të mëtejshme.

Në komunikatë potencohet se Mbretëria e Bashkuar është angazhuar të zhvendosë rreth 150 afganë të lidhur me NATO-n.

Mbretëria e Bashkuar janë shprehur mirënjohës për bujarin e Kosovës në pritjen e këtyre njerëzve të cenueshëm dhe për hapat që të mbështesin NATO-n në kohë nevoje.