Mbretëria e Bashkuar kryen trajnime për ushtarët e FSK-së
Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team (BMATT) kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të tarjnimeve të FSK-së dhe personelin e cli do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.
Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ky trajnim ka për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe për të mbajtur trajnime të ndryshme në interes të FKS-së.
“Duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve”- thuhet në njoftimin e lëshuar, më 06.12.2024.
Tutje, FKS shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe profesionalizmit të FKS-së.