Burgu i Dubravës (Ilustrim)

Mbrëmë u arratis, sot u arrestua dhe do të izolohet brenda burgut

Pa kaluar ende 24 orë nga arratisja është arrestuar një person në rajonin e Pejës.

Siç njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës, i arrestuari pasi të kthehet në burg do të izolohet dhe d t’i kryhen kontrollet mjekësore.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot gjatë ditës, i burgosuri, i cili mbrëmë ishin larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Qendrës Korrektuese Dubravë është arrestuar nga policia. H.T , ishte i dënuar me një vit burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë. I njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Qendrën Korrektuese Dubravë për të vazhduar mbajtjen e dënimit”, thuhet në njoftim.

“Sipas Planit Operativ “Corona Virus”, i njëjti fillimisht do t`i nënshtrohen kontrolleve mjekësore, pastaj fazës katërmbëdhjetë ditore të karantimit, për të vazhduar tutje me vendosjen e rregullt”, thuhet në fund të njoftimit.

Një i burgosur arratiset nga Burgu i Dubravës