Foto: Kallxo.com

Mblidhet LDK-ja për emrin e kandidatit për kryeministër

Strukturat e Lidhjes Demorkatike të Kosovës, janë mbledhur mëngjesin e sotëm për të diskutuar hapat e mëtejmë për formimin e qeverisë së re.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit me partitë politike parlamentare të mërkurën ka vendosur se do t’i jap mandatin kujtdo që arrinë ta bëjë shumicën në Kuvendin e Kosovës.

LDK-ja ndërkaq është shprehur e gatshme të formojë qeverinë e re me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe komunitetet jo-shumicë.

Kryetari i kësaj partie Isa Mustafa, ka thënë se sot do të mbledh Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së për të diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër si dhe në ditët e ardhshme do të takojë edhe partnerët e mundshëm qeverisës.

Në anën tjetë, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë partia e vetme që ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtezakonshme, duke paralajmëruar se presidentin do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre ata nuk e kanë refuzuar kërkesën për të propozuar mandatarin.