Foto: Kallxo.com Foto: Ilustrim

Mblidhet LDK-ja, diskutojnë për postin e Presidentit

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës sapo është mbledhur në selinë e kësaj partie.

Në këtë mbledhje i pranishëm është edhe kryeministri, Avdullah Hoti, dhe kreu i kësaj partie, Isa Mustafa.

RTV21 raporton se në këtë mbledhje pritet të diskutojnë për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

Prapa kamerave RTV21 iu është thënë se në këtë mbledhje do të hapet edhe tema për çështjen e postit të Presidentit. Megjithatë, nuk dihet nëse LDK-ja gjatë kësaj mbledhjeje do të propozojë diçka konkrete./21Media