Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, këto pika do të shqyrtohen

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 në seancë të rregullt plenare.

Në këtë seancë do të bëhet mes tjerash shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Gjithashtu pritet të shqyrtohet propozimi i Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Në rend ditë është edhe zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Më poshtë e gjeni të plotë rendin e ditës së seancës së sotme të Kuvendit:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

5. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

6. Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës,

7. Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit,

8. Zgjedhja e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi,

9. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.