Mblidhet Kryesia e Vetëvendosjes

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje është duke e mbajtur një mbledhje aktualisht.

Vetëvendosje ka mbledhur Kryesinë një ditë para mbajtjes së seancës së Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës në krye me Avdullah Hotin e LDK-së.

Edhe Kryesia e LDK-së ka mbajtur sot mbledhje për të caktuar emrat e kabinetit të ardhshëm qeveritar nga kjo parti.

Partia e kryeministrit në detyrë Albin Kurti po kërkon shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, duke nisur kështu edhe një peticion.

Votimi i Qeverisë së re të vendit vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit Avdullah Hoti (LDK) u mandatua për kryeministër të ardhshëm.