Mblidhet kryesia e LDK-së

11:20- Mbledhja e kryesisë së LDK-së ka filluar. Para takimit nuk ka pas deklarime për media. KALLXO.com do të ju mbajë të informuar për zhvillimet nga LDK-ja.

11:00 – Anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë filluar të mblidhen në zyrën e LDK-së, ku pritet të mbahet takimi i parë në të cilën do të vendoset për kandidatin e kësaj partie për kryeministër.

Gjatë ditës së sotme do të diskutohet edhe për koalicione e mundshme me partitë e tjera.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë dje se bashkëpunim nuk do të ketë vetëm me Partinë Demokratike të Kosovës.