Mblidhet Kryesia e LDK-së, pritet të diskutojë për kandidatin për kryeministër

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është mbledhur këtë pasdite në selinë e partisë në Prishtinë.

Në këtë takim, pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër, pasi kjo parti ende nuk e ka bërë të ditur emrin që do t’i prijë listës së LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Në fillimin e vitit të ardhshëm pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Ndërkaq, pas takimeve me partitë politike, u.d. e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të shpallë zgjedhjet pasi që të publikohet aktvendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese.

Isa Mustafa për zgjedhjet: Do tu japim mundësi atyre që i qëndrojnë besnikë LDK-së