Mblidhet Komiteti për vlerësim e situatës me COVID-19

Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19, do të mblidhet sot për të diskutuar epidemiologjike në vend.

Me rritjen e numrit të rasteve të infektuara me koronavirus, Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19 do të mblidhet dhe do të diskutojë për situatën me pandeminë.

Nga kjo trupë ekzekutive kishte paralajmërime se mund të ketë venim për marrje të masave më të ashpra në luftën kundër COVID19. Këto paralajmërime u kundërshtuan nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, e cila paralajmëroi se në raste të ashpërsimit të masave, ato nuk do t’i përfillin ato.