Mblidhet Komisioni hetimor për pandeminë COVID-19, kërkon nga Ministria dokumentacionin për vendimet dhe furnizimet

Në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 të mbajtur sot është kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që t’i dorëzojë dokumentacionet e të gjitha hyrje  – daljeve që janë bërë nga 13 marsi e tutje.

Këtë kërkesë e bëri anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu.

Gjithashtu ai kërkoi që të dorëzohet edhe lista e personave të cilët janë karantinuar dhe të liruarve nga karantina.

Kërkesë pati edhe kryesuesja e këtij komisioni, Mimoza Kusari – Lila.

Ajo kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të dorëzojë listën me të gjitha vendimet që janë bërë për parandalimin e COVID-19 në vend.

Tutje, Kusari – Lila kërkoi që të dorëzohen edhe dokumentacionet e furnizimeve që janë bërë në këtë periudhë pandemike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por edhe nëpër spitalet rajonale në vend.

Për të rishikuar këto dokumentacione u përzgjedhën edhe tre ekspertët Edona Deva, Adem Vokshi dhe Petrit Hashanaj.

Mbrëmë Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me IKShPK-në mori disa vednime për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bartja e maskave dhe distancës fizike mbetet obligative.

Qeveria ashpërson masat ndaj përhapjes së COVID-19