Foto: Kallxo.com Foto: Ilustrim

Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së

Pas njoftimit për nënshkrimin e koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, kjo e fundit ka mbledhur Këshillin e Përgjithshëm ku edhe pritet të shqyrtohet e miratohet koalicioni, sipas statutit të partisë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se koalicioni është ndërtuar mbi parimet e partisë së tij.

“Kemi punuar që ndarja e portfoliove të ministrive të bëhet në mënyrë të kombinuar në mënyrën që ta ndajmë përgjegjësinë, bashkërisht edhe në fushën e ekonomisë dhe në funksionimit e shtetit ligjor dhe fushat tjera me interes vital”, tha ai.

Mbledhja aktualisht po vazhdon e mbyllur për media.