Mblidhet Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes (FOTO)

Një takim mes Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje është paraparë të mbahet për pak minuta në selinë e tyre.

Tashmë veç ka filluar grumbullimi i këtij grupi.

Ende nuk dihet se cilat jane temat që do të diskutohen brenda sallës ku do të mbahet mbledhja. Megjithatë sipas deputetes Albulena Haxhiu në diskutim do të jetë edhe pozita e Kryetarit të Kuvendit.

Gjithashtu kujtojmë se LVV dhe LDK ende nuk kanë arritur një marrëveshje sa i përket qeverisjes së ardhshme.

Nesër pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani nuk kanë arritur ende të kenë një marrëveshje për qeverisje.

Në marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm të qeverisë në mes të LVV-së dhe LDK-së pritet të përfshihet edhe çështja e presidentit të ardhshëm, i cili zgjidhet në pranverën e vitit 2021.

LDK kishte preferuar që para se të bëhej koalicioni mes tyre të merrej vesh edhe për çështjen e presidentit.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com