Foto: AAK/Facebook

Mblidhet AAK, diskutojnë për zgjedhje

Anëtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë mbledhur  për të diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Për të diskutuar për procesin zgjedhor janë mbledhur kryetarët e komunave, kandidatët për kryetarë dhe kryetarët e degëve të AAK-së.

Ata kanë thënë se janë mobilizuar për fitore.

“Diskutim me kryetarët e komunave, kandidatët për kryetarë dhe kryetarët e degëve të AAK-së, për procesin zgjedhor. Aleanca është mobilizuar gjithandej për fitore!”, thuhet në postimin e AAK-së në Facebook.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt 2021 pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli qeverinë Hoti të pavlefshme.