Mbledhje e vizita, agjenda e Avdullah Hotit në ditën e parë si Kryeministër

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, në ora 9:30 të udhëheqë mbledhjen ceremoniale të Qeverisë së formuar dje me 61 vota për.

Në ditën e parë si kryeministër Hoti do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Velani në orën 12 në mesditë.

Gjithashtu, në agjendën e Hotit është edhe vizita në kompleksin Memorial  “Adem Jashari” në Prekaz në orën 13:30.

Kryeministri Hoti, sipas agjendës, ditën e tij të parë të punës do ta përfundojë në Ministrinë e Shëndetësisë në ora 15:30.